Ky dimër do të jetë plot ngjyra! Tendencat e ketij sezoni do të jenë të pasura me nuanca të ndezura që duket se do të ndikojnë edhe në përmirësimin e humorit të personave që do t’i veshin! Pra nga e zeza klasike dhe ngjyrat pa ndonjë tonalitet të theksuar te veshjeve dimërore do të kalojmë tek ato me ngjyra tepër të theksuara.

Cilat do të jenë këto ngjyra?

Veshjet tuaja mund të jenë të kuqe, rozë e madje në versionin e saj më të theksuar, jeshilja e theksuar, e verdha. Nuk duhet të harrojmë edhe ngjyrat e errëta të cilat mund të përdoren sërish edhe këtë sezon si bluja dhe e zeza në materialet lëkurë. Pastaj edhe grija do të jetë tepër e përdorur, kryesisht për veshjet mashkullore, qofshin ato të jetës së përditshme apo më klasike, shkruan pernenat.al.

10 ngjyrat më në modë:

Roza në tonalitetet e lejlasë të hapur;
Lejlaja, ngjyrë që mendohet se ka një efekt “rinues” tek gratë;
Bojëqielli;
Roza në tonalitetet e bezhës (roza në tonalitetet e ngjyrës pudër);
E verdha në tonalitetet e mustardës;
Të gjitha tonalitetet e jeshiles;
Bluja kryesisht këshillohet për veshjet e jetës së përditshme (casual);
Ngjyra intensive e verës;
E bardha! Nuk ka si të jetë jashtë listës as këtë dimër.
Kini parasysh se këto ngjyra nuk do të përdoren vetëm tek veshjet por edhe tek aksesorët, sidomos e kuqja do të jetë tepër në modë. Pra këtë dimër veshja juaj nuk do të kalojë pa u vëzhguar!