Arkitekti japonez Shigeru Ban e ka fituar kësisoj çmimin “Mother Teresa Memorial Award”. Japonezi ende nuk e ka pranuar çmimin, i cili i takon atij këtë vit, për shërbim humanitar të jashtëzakonshëm ndaj njerëzimit.

Çmimin e ndanë Fondacioni Harmony me seli në Mumbai. Presidenti i këtij Fondacioni, Abraham Mathai, tha se arkitekti e ka bërë punën e tij me anë të aftësive arkitektonike dhe ka ndihmuar në arkitekturën e vendeve të dala nga lufta dhe katastrofa.

Arkitekti, laureati i çmimit “Nënë Tereza”, do ta marrë çmimin me 10 dhjetor në Mumbai. Ai është 60-të vjeç, ndërsa ka lindur në Tokio. Ai ka marrë edhe çmimin Pritzker – një ndër çmimet më të lakmuara në botën e arkitekturës. Çmimin në fjalë vitet e kaluara e kanë marrë Malala Yousafzi dhe Dalai Lama, thekson KultPlus.

Nënë Tereza themeloi “Misionaret e Bamirësisë”, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfrit e të varfërve”.