Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, përmes një postimi në Facebook, ka treguar gjendjen e rëndë që mbretëron në dhomat e Spitalit Rajonal të Pejës dhe ka ironizuar me krerët e Qeverisë së Kosovës.

Pantina, përmes ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismail, ka porositur kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin që “nëse u teprojnë të holla nga blerja e kravatave dhe mobilimi i zyrës, të lyejnë edhe një dhomë të spitalit të Pejës, të mbuluar nga myku”.