Në momentin që mendohet për të sjellë në jetë një apo disa fëmijë duhet të mendohet edhe në lidhje me orën biologjike pasi vitet kalojnë dhe në një moment gruaja mund të mos jetë më në gjendje të ngelet shtatzënë. Prandaj nëse mendoni të bëni më shumë se një fëmijë duhet të filloni në moshë të hershme.

Cila do të ishte mosha e duhur për të filluar shtatzëninë?

Studimi është kryer nga ekspertët holandezë në 58000 gra i cili ka zgjatur për një kohë shumë të gjatë. Sipas analizave të tyre është nxjerrë përfundimi se nëse gruaja do të sjellë në jetë 3 ose më shumë fëmijë, duhet të fillojë shtatzëninë e parë rreth moshës 23 vjeçare dhe kjo u konsiderua mosha e përshtatshme pasi sipas të dhënave prindërit zakonisht tentonin për shtatzëninë e radhës rreth 15 muaj pas lindjes së parë. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se ndonjëherë duhen muaj dhe madje vite për të ngjizur një fëmijë.

Nëse fëmija i parë ngjizet në moshën 23 vjeçare mundësitë për të ngjizur më me lehtësi, sa herë tentoni për një tjetër fëmijë në të ardhmen, do të jenë rreth 90% më të larta. Pra nëse keni menduar të krijoni një familje të madhe merrni në konsideratë edhe këtë fakt.

Nëse doni të keni vetëm një fëmijë mund të prisni maksimumi deri në moshën 32 vjeçare sepse më pas mund të jetë vonë. Nëse dëshironi dy fëmijë, rreth moshës 27 vjeçare mund të filloni të ngjizni fëmijën e parë. Këtë teori e pohon mjeku Dik Habbema, ekspert në “Universitetin Erasmus” në Roterdam të Holandës. Të gjithë studiuesit e tjerë e aprovojnë vërtetësinë e kësaj teorie.