Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është duke marrë trajtimin mjekësor në Gjermani, teksa gjendja e tij është përmisuar dukshëm. Kështu ka deklaruar për Gazetën Observer, anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Siç ka thënë ai, ish-kryeministri shumë shpejtë do t’i kthehet familjes dhe aktiviteteve të tija, mirëpo nuk do të mundet të jetë i pranishëm në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është duke u përmirësuar vazhdimisht, ka përmisime të dukshme. Tash për tash është duke vazhduar me fizioterapi. Ne po shpresojmë se shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë për festën e Pavarësisë nuk do të vijë”, deklaroi  Gecaj për Gazetën Observer.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës, gjegjësisht kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u dërgua për trajtim shëndetësor në Gjermani javë më parë pasi qëndroi i shtrirë për disa ditë në një spital privat.

Kryetari i LDK-së dyshohet se është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja./Gazeta Observer