Makineria për testimin e fuqisë së motorit nuk mundi të përballonte gjithë fuqinë e këtij motori.

Një kompani e re në industrinë e automobilizmit me bazë në Dubai, katër vite më parë kishte premtuar ndërtimin e një super-veture me 5,000 kf dhe shpejtësi mbi 500 km/h. Katër vite më vonë ata pritet që të prezantojnë prototipin e parë të kësaj veture gjatë panairit të automobilizmit i cili mbahet javën tjetër në Dubai.

Motori do të jetë 12.3-litër V16 me turbo të katërfishtë dhe do të ndërtohet nga Steve Morris Engines në Michigan të SHBA.