Dogana e Kosovës ka njoftuar se deri më sot ka mbledhur mbi 1 miliard e 6 milionë euro .

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard euro”, thuhet në një njoftim të doganës.