Këtu nuk ka as pluhur e as zhurmë,
As dhe oxhaqe s’ka, që nxjerrin tym,
Jo, nuk nxiton askush këtu për punë,
Askush nuk pret të hyjë në provim.

Këtu minutat s’rendin me nxitim
Dhe orët shpesh nuk ndjekin njëra-tjetrën
Një muaj nata zgjat gjer në agim,
Mesdita plakë shpesh harron vetveten.

Këtu gjithçka të duket sikur fle
Dhe pikat tundin kryet me trishtim
Dhe qielli këtu është pa re
Dhe dielli këtu ta shton mërzinë.

E prapë, qetësia të gënjen
E prapë jetë ka edhe këtu
E heshtur, por e fortë jeta zjen
Dhe shpresë derdh ajo ndër dhjetra sy.