Policia malazeze ka bllokuar 33 kg marijuanë e cila po transportohej me një mushkë.

Trafikanti ka hedhur drogën dhe është futur në territorin shqiptar, sapo ka parë policinë.

Mediat malazeze shkruajnë se lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga një shqiptar me anë të një mushke.

Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen.

Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.