Duke beson se Shqipëria do të kualifikohet në “Euro 2020”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, beson se Kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë në “Euro 2020” nën udhëheqjen e Christian Panuccit.

“Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur me një emër të madh të futbollit evropian, në drejtim të Kombëtares siç është mister Panucci. Këtë emër do të dijë ta transmetojë te skuadra drejt një objektivi madhor”, tha Duka.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet që të jemi një skuadër kualifikuese në 2020. Kam bindjen që Panucci di ta çojë këtë skuadër në Evropianin e vitit 2020. Çdo skuadër në çdo kohë ka nevojë për energji të reja dhe për elementë të rinj”, shtoi ai.