Po që se i shikoni veturat e lansuara së fundmi, veçanërisht ato luksoze, të gjitha kanë përpara drita LED që kanë pamje shumë të mirë.

Mirëpo, këto drita moderne që konsiderohen se shndrisin më shumë se ato të mëparshmet, sipas studimit të fundit nuk krijojnë ndriçim të mjaftueshëm.

Hulumtimi i bërë nga një institut amerikan, që merret me sigurinë në trafik, ka gjetur se ato nuk janë treguar efikase nëpër testime.

Prej 100 modeleve të ndryshme që janë vënë në provë, vetëm katër janë cilësuar si “të mira”, teksa 40 tjera u vlerësuan si “të dobëta”.

Testi është kryer nga inxhinierët, të cilët kanë llogaritur se sa shpejtë lëshohet drita prej rrezeve të ulëta tek ato të gjata, kur vetura lëvizë në rrugë të drejtë dhe hyn nëpër kthesa.

Në të njëjtë kohë, është vlerësuar se sa ndriçojnë, te veturat që vijnë në drejtim tjetër.

Fakti që shumë aksidente trafiku ndodhin gjatë natës, është tregues për dobësinë e dritave dhe se sa pak po bëhet në këtë drejtim.