Nëse udhëtoni me avion, mund të vëreni se në pjesën e përparme të motorëve të avionëve gjendet një vijë e bardhë në formë spiraleje.

Këto vija të bardha në pjesën e përparme të motorëve të avionit kanë një funksion shumë të rëndësishëm sa i përket sigurisë.Ato shërbejnë për të kuptuar nga stafi në tokë nëse motorët janë duke lëvizur, që të qëndrojnë larg tyre.

Kur motorët lëvizin me shpejtësi të madhe është e vështirë të kuptohet nëse ata janë në lëvizje apo statik. Në të kaluarën ka pasur raste kur stafi tokësor është afruar shumë dhe është përpirë nga helikat e motorit.