Raportohet që Luis Nani ishte përfshirë në një grindje fizike me tifozët e Lazios pas kthimit nga Cagliari.Biancocelestët barazuan 2-2 në Sardenjë këtë pasdite dhe kjo siç duket nuk i ka pëlqyer tifozëve lazial, shkruan GazetaBlicSipas Mediaset Premium, ekipi u kthye në Romë me vonesë prej 20 minutash dhe ishin sëbashku me tifozët e Lazios në aeroplan.

Në të njëjtin fluturim nga Cagliari ishte edhe një grup i tifozëve të Lazios dhe disa prej tyre kishin fjalë të zgjedhura për portugezin Nani, duke e kritikuar atë për paraqitjet e dobëta të tij.Nani thuhet se ka reaguar dhe u deshën shtatë vetë për të ndërhyrë dhe ndarë ata.Kur aeroplani përfundimisht u ul në Romë, tifozët në fjalë u mbajtën prapa dhe u lejuan të largohen vetëm pasi skuadra të kishte zbritur.