Anglea Simcock nga Shropshire e Anglisë, ka blerë një palë papuçe të reja, të cilat nuk i ka pëlqyer aspak qeni saj shtëpiak.

Ai iu është kundërvënë duke lehur dhe hidhej para tyre, pasi i ngjanin me ndonjë rival.

“Sapo i vura në këmbë, erdhi me vrap dhe lehte fuqishëm. Nuk e dija çfarë problemi ka, derisa e pashë ngjashmërinë”, ka thënë Simcock.

Për dhjetë minuta, ai ka vazhduar të njëjtën përleshje derisa kuptoi se gjithçka është në rregull dhe e ka territorin e sigurt.