Valverdes i pëlqen Griezmanni, por nuk dëshiron të flasë për lojtarët e skuadrave tjera.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka lavdëruar sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili lidhet me një kalim në “Camp Nou”.

Duke mos dashur të flasë më shumë për lojtarët e skuadrave tjera, Valverde nuk e hodhi poshtë mundësin e transferimit të francezit.

“A ju pëlqen Griezmann? Është lojtar i madh, por unë flas vetëm për ata që kam këtu që janë më të mirët. Çka do të na servojë e ardhmja këtë nuk e dimë, do të shohim”, tha Valverde.