Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, gjatë vizitës historikë në Greqi, ka kërkuar rishikimin e hapësirës ajrore dhe kufirit mes Greqisë dhe Turqisë, shkruan ‘freemalaysiatoday’.

Ai ka kërkuar që të rishikohet traktati i paqes së vitit 1923, që e cakton kufirin mes dy vendeve.

Presidenti Erdogan, gjatë vizitës në Greqi do të takohet me Kryeministrin e vendit dhe pjesëtarë të tjerë të qeverise me shpresën për të “Ndërtuar ura dhe jo mure”.