Nëse ka me t’u dasht me’m dashunu,
mos e ba për gjà tjetër veç për dashuni.
Kurr mos thuaj:
t’du për buzqeshjën tande,
për shikimin,
për butësinë e të folunit,
mënyrën e t’mendumit krejt t’puthshëm me t’imin,
që ditës time i jep qetësi.
Krejt këto një ditë kanë me shterru, e dashtun,
n’veti ose për ty, e kjo dashuni, kësi fati,
ka me dekë.

Dhe mos e’m duj për mëshirën ndaj lotëve
që m’lajnë ftyrën.
Kanë m’u harru një ditë ata lot
që kanë prek rahatinë tande.
Veç për dashuni m’duj përgjithmonë, n’amshim.

Përkthy e përshtatun:
Visar K. Berisha