Këngëtarja e njohur Era Istrefi që nga paraqitja e saj e parë ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e publikut.

Me stilin e saj të veçantë, Era u bë ndër këngëtaret më të kërkuara në vend dhe më gjerë, transmeton Gazeta Express.

E padyshim që numri i saj i fansave është shumë i madh. Madje ajo pothuajse cdo ditë merr dhurata të shumta nga fansat e saj e që ndonjë herë i ndodh të mos i sheh të gjitha.

Së fundmi Era përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar të gjithë fansat e saj se së shpejti do të krijoj një “Fan Art”, ku do të mund të sheh pastaj të gjitha postimet që i dërgojnë fansat e saj.

“Ckemi djema! Me pëlqen duke parë artin e juaj, por ndonjëherë unë nuk mund të shoh të gjitha! Pra, unë dua të krijoj Fan Art të premten. Çdo të premte unë do të postoj të gjitha art fan ju djema ngarkoni mua me hashtag #fanartera unë do të postoj ato në Instagram Stories tim, Facebook Stories, dhe Twitter. Nuk mund të prisni për të parë atë që ju të gjithë krijoni! Dashuria Era x”, kishte shkruar Era.