Turqia së fundmi është pajtuar të blejë sistemin mbrojtës raketor, S-400, për të cilin NATO ka thënë se nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të aleances.
 
Edhe pse Turqia konfirmoi se do të vazhdoj me marrëveshjen në vlerë prej 2 miliardë dollarëshe, nuk pritet që ky sistem të shpërndahet në Turqi edhe për dy vite të tjera.
 
Kjo marrëveshje me Rusinë, mund ta bëjë Ankaranë subjekt të sanksioneve nga SHBA-të, të cilat së fundmi kanë njoftuar për disa sanksione për ministrinë e mbrojtjes ruse, raporton REL.