Danimarka është kualifikuar në finalet e Kupës së Botës që do të mbahen në Rusi verën e vitit të ardhshëm.

Danezët mposhtën Irlandën me rezultat 5-1 falë hatrikut të yllit të Tottenham, Christian Eriksen dhe golat e Andreas Christensen dhe Bendtner.

Golin e vetëm për irlandezët e shënoi Shane Duffy.

Danimarka është skuadra e fundit nga Evropa që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës.