Plaka Marie!
Ndjej se vdekja rrotull po të vjen,
Dhe për këtë diçka dua të them:
Jeta jote është një bahçe më trendafila në agoni,
Se nuk e ke patur dashurinë e një burri,
Se nuk ke patur shëndet e para.
Vetëm uri ke patur,
Për ta ndarë me njerëzit e tu.
Dua të flas për shpresën tënde,
Të të flas për tre shpresa të ndryshme,
Të ndërtuara nga biri yt,
Pa e ditur se si.
Merre këtë dorë burri,
Që ngjan me atë të një vogëlushi,
Dhe vendose midis duarve tua,
Që i ke si limon të verdhë.
Afroi kallot e tua të ashpëra e me xhunga,
Tek butësia e turpshme e duarëve të mia
Prej mjeku.
Dëgjo o plakë e mjerë:
Beso në njeriun e Ardhshëm,
Beso në të Ardhmen,
Që s’do ta shohësh,
Mos u zë besë sajesave të qiellit,
Që gjatë gjithë jetës kanë vrarë shpresën tënde,
Dhe mos i kërko mëshirë vdekjes,
Për të parë,
Sesi shtohen përkëdheljet e tua
të përhimta e thinjoshe.
Qiejtë janë memecë,
Dhe ti je e sunduar nga terri,
Mbi të gjitha do të kesh një shpagim të kuq,
Dhe, për këtë të betohem mbi dimensionin e
idealeve të mia.
Dhe atëherë të gjithë nipërit e tu do ta përjetojnë
agimin e ditës së re.
Vdis në paqe o luftëtare e vjetër,
Se vdekja po të vjen o plaka Marie,
Do të mbesin jetim muret e sallës,
Kur të bashkohet vdekja me azmën,
Dhe do të shkrijë dashurinë në gojën tënde.
Këto përkëdhelje të shkrira në bronz,
E vetmja dritë, që ndriçon natën tënde,
Këta varfanjakë të azilit tënd, të veshur me uri,
Do të shohin në ëndërr kallot e gishtërinjve të tu
të mplakur tek të cilët ata gjenin një buzëqeshje.
Kjo do të jetë e gjitha o plakë e dashur Marie.
Një bahqe trëndafilash në agoni qe kjo jeta jote,
Nuk pati dashuri nga kurrkush,
As shëndet e as gëzim nuk pati,
Por vetëm uri,
Qe e ke ndarë me njerëzit e tu,
Ka qenë e trishtuar jeta jote o plaka Marie.
Kur lajmi i gjumit të përjetshëm,
Do të mbulojë me dhimbje syçkat e ballit,
Kur duart e tua me përpëlitjet e fundit,
Do të kenë ledhatimin e ndonjë fëmije
të padjallëzuar,
Do të kujtohesh për të…
Do të qash, o plakë e dashur Marie.
Jo. Mos e bëj atë!
Mos iu lut sajesave qiellore!
Që gjatë gjithë jetës tënde kanë zhgënjyer shpresën
tënde.

Në shqip: Jovan Jano