Fabregas zbuloi se ndeshjet kundër miqve si Lionel Messi e motivojnë atë.Në një intervistë ekskluzive për Marca, ish-mesfushori i Arsenalit ka folur për largimin nga Barcelona, si dhe karrierën e tij të Chelsea, shkruan GazetaBlic.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar dhe e vështirë, 90 minuta në Camp Nou është një kohë e gjatë për çdo ekip, po punojmë mirë dhe presim me padurim sfidën, jemi të përgatitur “, tha Cesc.

“Më pëlqen të luaj kundër miqve (Messi dhe Pique), është një motivim shtesë”.“Nuk më intereson se si më presin tifozët, ajo që ne duam është që të kualifikohemi për raundin tjetër dhe asgjë më shumë”, përfundoi mesfushori.