Lufta e Facebook-ut kundër llogarive fake, tani përfshin një kërkesë për foto të përdoruesit me fytyrë të tij “qartë” të dukshme.

Ky lloj testi do të paraqitet tek përdoruesit të cilët përpiqen të kryejnë veprime që zakonisht bëjnë hakerët, të tilla si krijimi i llogarive, dërgimi i kërkesave të shumta tek miqtë dhe krijimi i reklamave.

Disa shembuj të kësaj kërkesë për fotografi janë vërejtur gjatë muajve të fundit nga përdoruesit në internet, por kohët e fundit kjo ka filluar të shfaqet  më shpesh në Facebook.

Gjithashtu, Facebook mund t’i mbyllë llogaritë e përdoruesve për orë të tëra derisa ata të i  rishikojnë fotot e tyre. Kjo do të thotë se ky proces i sigurisë mund të mos jetë aq i thjeshtë sa rikthimi i një fjalëkalimi.

Ndërsa Facebook ka premtuar se do të i  “fshijë përgjithmonë” foton tuaj nga serverët e tij pas përfundimit të procesit, por mos harroni se gjithashtu ai kohët e fundit filloi të kërkonte fotografi të zhveshura të përdoruesve.

Këto fotografi lakuriq, tha kompania, gjithashtu do të fshihen nga serverët e saj. Por tani Facebook-u do të ketë fotot tuaja nudo për një kohë të shkurtër.