Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për privatizim të tokave bujqësore është lajm i mirë për Kosovën.

Sipas tij, me këtë vendim krijohen kushte të nevojshme për investitorët e huaj dhe vendorë ashtu siç është e paraparë me Ligjin për Investime Strategjike për të Investuar në Kosovë.

Gjithashtu, krijohen mundësi për vende të reja të punës që do të rrisin buxhetin e vendit.

Postimi i plotë:

Pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore, lajm i mirë për Kosovën

Ditë më parë në një vizitë tek Oda Ekonomike e Kosovës, kam deklaruar se pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore është hap i domosdoshëm, pasi vetëm në këtë formë, ne do të kemi mundësi t’i ftojmë investitorët e huaj dhe vendorë për të investuar në Kosovë.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, për pezullimin e privatizimit të tokave bujqësore, krijohen kushtet e nevojshme për investitorët e huaj e vendorë ashtu siç është paraparë edhe në Ligjin për Investime Strategjike për të investuar në Kosovë, investime këto të cilat hapin vende të reja pune dhe rrisin buxhetin e vendit.