Kur të shoh lakuriq më kujtohet toka,
toka e lëmuar ku asnjë kalë s’rend,
toka pa një xunkth, formë e kulluar,
mbyllur ndaj s’ardhmes me cak të argjendtë.

Kur të shoh lakuriq e kuptoj ankthin
e shiut që belin e hollë lakmon,
ose ethet e detit me fytyrë të pamatë
që dritën e faqes së vet s’e gjen dot.

Gjaku do të kumbojë nëpër shtretër
e me shpatë të vetëtimtë do të shfaqet,
por ti nuk do ta dish ku fshihen
zemra si thithëlopë ose manushaqja.

Barku yt është përleshje rrënjësh,
buzët e tua – agim pa gjë përqark;
nën trëndafilat e vakët të shtratit
rënkojnë të vdekurit duke pritur radhën.

Në shqip: Aurel Plasari