Melvynn Wright nga Shropshire e Anglisë, kur kuptoi se ka fituar një milion funte në lotari, e fshehu tiketën në dollapin e rrobave të gruas, nga frika se mos po i humbë.

Pensionisti 74-vjeçar nuk ishte i sigurt se e ka kombinimin e duhur të numrave, andaj priste që dikush të vinte në shtëpi për t’ia kontrolluar, transmeton Telegrafi.

“E dija se ndonjëherë do të fitoj, por pse më ndodhi kur isha vetëm dhe nuk po i besoja syve”, ka thënë Wright.

Festimi me familje

Të hollat që i fitoi, do t’ju ndajë të katër vajzave nga 166 mijë funte, kurse me pjesën e mbetur do blejë një shtëpizë në mal dhe një karrocë me bateri, për gruan që ka probleme me mushkëri.

Gjyshit të dhjetë nipave dhe tre stërnipave, kjo fitore i vjen në kohë të vështirë kur ka frika nga sëmundje të ndryshme, si dhe pasi humbi biznesin në rëniet e fundit ekonomike.