Dy muaj pas promovimit të Mustang Bullit, kompania e njohur Ford tani prezanton modelin e ri Mustang California Special, i cili është i bazuar në Mustang GT.

Ky emër për herë të parë është shfaqur në vitin 1968 kur Fordi për Mustangun origjinal ka ofruar paketën estetike të frymëzuar nga prototipi 1967 Shelby GT.

Pas gjysmë shekulli, Ford Mustang California Special vjen me motor 5.0-litër V8, në kombinim me marshin manual prej gjashtë shpejtësive. Po ashtu, ky Mustang i ri vjen me spoiler të ri të përparmë, rrotat e veçantë 5-cepëshe, maskën e përparme me ngjyrë të zezë e me logo të veçantë, si dhe me ulëset me ngjyrë të zezë në kontrast me qepjet ngjyrë të kuqe.

Përveç kësaj, Ford për këtë Mustang të 2019-ës ka zgjedhur audio sistemin e ri Bang & Olufsen, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave si dhe një sërë paketa për ngjyrën e eksterierit.