Gardhi”, filmi i regjisores Lendita Zeqiraj, që shpalos një rrëfim për marrëdhëniet e ndërlikuara njerëzore në gjithë botën, e ka kaluar me sukses testin e parë para audiencës.

Pas premierës së mbyllur në Paris, ky filmi i shkurtër pret kontratë me distributor francez. Parapremiera në “Cinéma Le Méliès” në Montreuil, komunë në periferi të Parisit, mbajtur javën e kaluar, sipas pjesëtarëve të ekipit, ka dhënë shenja pozitive për ketë film të shkurtër.

Bashkëprodhimin e shtëpisë filmike kosovare “N’art”, “Sacrebleu Productions” nga Franca dhe “Woof Films” nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, “Cinema Fondacioni – Region Ile De France”, dhe Komuna e Prishtinës, e kanë parë pjesëtarë të rëndësishëm të industrisë filmike. “Sacrebleu Productions” ka qenë organizator i parapremierës, për të cilën QKK-ja ka njoftuar të hënën nëpërmjet një komunikate për media.

Bujar Kabashi, producent i filmit, ka thënë se me gjithë faktin që ishte një prezantim i mbyllur, reagimet e audiencës ishin përtej pritjeve të ekipit, transmeton zhurnal.

Sipas Kabashit, hapi tjetër i ekipit të “Gardhit” do të jetë nënshkrimi i kontratës me një distributor francez.

“Personazhet në këtë film janë njerëzit që na rrethojnë çdo ditë, të vendosur në mjedisin e tyre real, ku filmi kap një moment të jetës së tyre derisa ata ballafaqohen me rrethana konfliktuoze dhe përplasje brezash dhe mentalitetesh. Ky moment zbulon kompleksitetin e problemeve në shoqërinë tonë, duke i zbuluar ato përmes komunikimit të personazheve”, ka shpjeguar Kabashi.