Ish-deputeti  Gëzim Kelmendi, përmes një statusi ka komentuar rreth çështjes së Jerusalemit, gjegjësisht vendimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Ai ka deklaruar se Kudsi apo Jerusalemi I takon Palestinës dhe gjithë myslimanëve, shkruan Gazeta Observer.

Statusi i plotë i tij në Facebook:

Kudsi (Jerusalemi) i takon Palestinës dhe muslimanëve

Kudsi (Jerusalemi) nuk është vetëm i Palestinës, por është i muslimanëve në mbarë botën.

Arsyeja pse ne muslimanët e dojmë Kudsin (Jerusalemin) është fakti se aty ndodhet Xhamia Aksa. Kjo Xhami ka qenë kibla e muslimanëve dhe në këtë Xhami është falur Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi Alejhiselam.

Unë përsonalisht si musliman që jam përshkak të dashurisë që kam për Xhaminë Aksa, vajzën time të madhe e kam emërtuar Aksa.

Vendimi i djeshëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, është vendim i padrejtë dhe mund ta përkeqësoj edhe më shumë situatën në lindjen e mesme.

Se sa i padrejtë ishte vendimi i Presidentit Trump, tregojnë reagimet e shumta kundërshtuese nga shtetet islame dhe joislame, lindore dhe përëndimore.

Unë si qytetar i Kosovës, i jam mirënjohës rolit të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por nuk pajtohem me këtë vendim të padrejtë që Jerusalemi të bëhet kryeqytet i Izraelit.

Gëzim Kelmendi