Një shofer në juglindje të Australisë ishte tronditur kur kishte parë se një gjarpër rreth 2,5 metra i gjatë ishte ngjitur në pjesë e jashtme të dritares së veturës së tij dhe kishte filluar të tentonte të futej në makinën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ted Ogier, i cili ka thënë se gjarpri u rrëzua nga mbulesa e makinës së tij dhe u mbështjellë pas pasqyrës anësore të shoferit, para se të ngjitej për dritare.

Pas kësaj, ai ka bërë të ditur se kishte thirrur një koleg pune, i cili përdori një fshesë për ta larguar gjarprin nga aty.