Komunikacioni në rrugët e qytetit sonte zhvillohet nëpër rrugë në disa vende të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullave ka në drejtimin rrugor Tetovë – fshati Gajre dhe nga 80 deri më 100 metra në Strazhë.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

NP Rrugët e Maqedonisë informon se në disa rrugë është e mundur rëshqitja e dheut, sidomos në Koçani – Makedonska Kemnica – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti