Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini theksoi se fushata e kundërkandidatës ishte fushatë negative e ndërtuar në informacione të rrejshme. Sipas tij, premtimet e kryetares së tanishme, Mimoza Kusari-Lila, kanë mbetur vetëm në letër sepse nuk janë realizuar asnjeherë.

“Fushata e zonjës Lila ka qenë fushatë negative me Fake News. Gjakova për katër vite ka pa fasadë dhe falsifikuat që është thirr me projekte që nuk janë realizuar kurrë. Nuk është bërë aeroporti, praktikisht çdo gjë që është premtuar ka mbetur në letër. Për akuzat që ka bërë në vitin 2013, i ka tejkaluar p.sh borxhet, minimalisht i ka 4 milion euro borxhe.”, tha Gjini.