Gjykata Themelore e Gjilanit ka liruar nga akuzat “Grupin e Dobrosinit”. Ndryshe, ky grup njihet edhe si “Lëvizja e Lirisë” që përbëhet nga 11 pjesëtarë: Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ata akuzoheshin se kanë kryer akte terroriste në shtetin e Serbisë.

Veprat penale për të cilat ky grup u akuzua janë: “Organizimi dhe kryerja e sulmit terrorist” dhe “Pjesëmarrje në grup terrorist”.

Në vitin 2013 ky grup ishte dënuar me 60 vjet burgim në total, por Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim.

Gjykata Supreme përmes aktgjykimit të lëshuar më 19 prill të vitit 2016, e kishte kthyer rastin në rigjykim, derisa në vitin 2013 të akuzuarit qenë dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me një total prej 60 vjetësh burgim.