Nuk ju ka ndodhur ndonjë herë që të jeni duke u ngutur dhe të mos keni kohë që të vini grimin. Ne ju sjellin zgjidhjen dhe këshillat se si të vini grimin për vetëm pesë minuta dhe me atë rast të dukeni seksi dhe e freskët.

Keni një takim ose një festë menjëherë pas pune? Ja 7 ide grimi, me të cilat do të dukeni super, brenda pak momenteve.

Penel sysh I parregullt

Penel sysh i parregullt
Bëni vijën e penelit në qepallën e syrit dhe më pas, me një ton sysh të zi dhe me një furçë, aplikoni tonin mbi të. Përfundoni me rimel në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.

Sy perle

Sy perle
Në sfilatën e Chanel, artisti i grimit veproi kështu: aplikoi laps bezhë në cepat e brendshëm të syve. Më pas bëri një penel të zi ne qepallat e sipërme. Ton sysh argjendi vendosi në qepallat e syve dhe një ton ngjyrë perle në pjesën e jashtme të syrit. Hapi i fundit: rimel vetëm në qerpikët e sipërm.

Sy dhe buzw tw kuqe

Sy dhe buzë të kuqe
Në sfilatën e Ana Sui-t, artistja e grimit, Pat McGrath, bëri këtë kombinim: ajo përdori ton të kuq sysh në qerpikë, ndërsa në qendër aplikoi ton sysh me shkëlqim të bardhë. E përfundon me buzë të kuqe.

Penel vjollcw

Penel vjollcë
Në qerpikët e syve vijëzoni me penel të zi sysh. Në vijën e poshtme të qerpikëve vizatoni një vijë me laps vjollcë sysh, të cilin më pas e hapni me ndihmën e një furçe.

Sy, faqe e buzw nw portokkali tw lehtw

Sy, faqe e buzë në portokalli të lehtë
Tek Chloe, u përdorën ngjyra të ëmbla karamele tek sytë, faqet, buzët.

Buzw e faqe rozw

Buzë e faqe rozë
Përdorni të njëjtën ngjyrë për buzët dhe faqet. Për të përfunduar kalojini buzëve edhe një shkëlqyes.

Buzw çokollate

Buzë çokollate
Në sfilatën e Donna karan, u përdor çokollata e errët tek buzët. Për të larguar shkëlqimin e buzëkuqit, aplikoni pak pudër në buzë.