Një grua që humbi krahun e djathtë në një aksident ka mahnitur internetin me humorin e saj.

Lauren, ka postuar në Tinder një biografi të shkurtër që shkruan se personaliteti i saj është 20/10, fytyra e saj 10/10, ndërsa kur ka folur për krahët e saj ajo ka shkruar, krahët – ½.Bio e saj u bë e famshme nëpër rrjete sociale duke u shpërndarë me mijëra herë.

Mirëpo, ajo gjëra qesharake ka shkruar edhe në rrjetet tjera sociale siç janë Instagrami dhe Twitteri.

Në një tweet të saj shkruhej:”Isha duke u larë në det dhe një fëmijë më pyeti se çka më kishte ndodhur me krahun tim, i thash se ishte një peshkaqen. Ai iku shpejtë nga aty dhe nuk u fut më asnjëherë në ujë.

”Lauren ka shtuar se mediat sociale kanë pasur impakt të madh në shërimin e saj.  ” Në fillim më irritonin shakatë, mirëpo më pastaj fillova t’i tregoj edhe vetë ato dhe më ndihmoi shumë.” shtoi ajo.

Përmes internetit Lauren po synon që të mbledhë të holla për të krah protezë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/fun/humbi-krahun-ne-nje-ak-484169/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright