(Refleksion për lirinë dhe dashuninë derisa ajo recitonte Iliadën, mua më vizllonin sytë si ushtarit antik pas betejës…nese ka mbetë gjallë …E doja o Zot, dhe e ruaja siç duhet dhe ruhet më e lëndueshmja që ke)

Si ta hetoi syni ushtar i verbët nga trimnia
thembrën të lëndueshmen, të shpejtën e Akilit
si ma hetoi zemra e verbër të lëndueshmin synin tënd të pashëm
pushtimin e shpejtë si e pranova o si Helenë?

Unë i forti që fitova të gjitha luftrat unë i brishti

mos më plagos zemrën të lëndueshmen ruama
ta ruaj përjetësisht hijeshinë

mos më vrit me atë shi lotësh të shpejtë shpatë
që vrau fluidin Ayrton Sennën
e urrej shpejtësinë shiun dhe fortesën tënde
dhe secilën teori konspirative për xhama të thyer në pistë
shumëçka është e shkrueme e shumë pak aksidentale

e dua frymën e lagësht dhe njerëzit që nuk godasin delikatesat

ma ruaj vizllimën hyjnoren dashurinë
mos nis shtiza të helmëta kah thembra ime zemër
se ka edhe shumë mileniume pas nesh e duhet me e tejçue
atë vizllimë
befasisht dikur dikush dikujt do t’ia kërkojë t’ia puth synin
e ne do të zgjohemi së vdekuni e të themi: Krejt si na!