Zvicra është një ndër shtetet e Evropës e cila ka një sistem unik të rregullimit shtetëror dhe si e tillë ajo ka rregulla të rrepta sa i përket punësimit.

Në fakt punësimi sezonale është bërë i mundur vetëm kohëve të fundit. Ekzistojnë vetëm një mori profesionesh speciale për punë sezonale në Zvicër. Ekziston gjasa që të refuzohet aplikacioni nga kompanitë për dy arsye kryesore: e drejta për marrjen e vendimit i takon kompanisë bashkëpunëtore dhe e dyta klientët duhet të kenë parasysh se po aplikojnë në një treg ndërkombëtar.

Në këtë treg nuk konkurrojnë për vend pune vetëm shqiptarë, por edhe me nacionalitete të tjera të cilët mund të jenë më të specializuar, më me përvojë, më të shkathët, më të aftë; pra është një treg gjigand i burimeve njerëzore.

Me rastin e aplikimit për vende pune duhet të kemi parasysh në këto fusha: gastronomi, bujqësi, blegtori, hotelieri, shitje me pakicë dhe shumicë dhe të ngjashme. Kini parasysh edhe nëse nuk kërkohet taksativisht në përshkrimin e vendit të punës prapëseprape është e nevojshme njohja e elementare e gjuhës.

Dokumentet të cilat duhet t’i dorëzojnë klientët me rastin e përfundimit të plotësimit të aplikacionit jane:

•Dëshmi mbi të dhënat personale (kopja e kartës së identitetit apo certifikata e lindjes Dëshmi mbi shtetësinë (kopja e pasaportës) CV profesionale në gjuhën Angleze apo Gjermane.

•Një letër motivuese (ku përshkruhet arsyeja se pse mendon klienti se është personi i duhur për vendin e shpallur të punës).

•Cfarëdo dokumenti që dëshmon për njohuritë gjuhësore. Kopja e diplomës se shkollës së mesme (kopje e vërtetuar nga noteri apo organi publik).

•Kopja e diplomës së fakultetit, nëse ka (kopja e vërtetuar nga noteri apo organi publik)

•Dëshmi mbi përvojën e punës (për të dhënat e cekura në aplikacion (dëshmitë përfshijnë referencat nga pundhënësit – ju lutem mos iu merrni kontratat e punës) .

•Dëshmi mbi statusin e studentit, nëse jeni student. Dëshmi mbi ndonjë certifikim apo trajnim të specializuar.