Kryeministri Ramush Haradinaj, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe për kërkesën e tij të mëhershme që SHBA-ja të përfshihet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Une po akuzohem dhe po kritikohem se kam kërkuar përfshirjen e amerikanëve në bisedimet me Serbinë, epo kam kërkuar sepse Evropa nuk po mundet me e kry punën e vet, s’na konvenojnë këto bisedime nese nuk na hapin rrugë, Serbia deri në vitin 2023 po thuhet se ka me hy në Evropë, ndërsa neve po na thonë rrini këtu ku jeni epo nuk do të veprojmë kështu, sepse fundi i fundit ne jemi këtu falë mbështetjes së amerikanëve”, ka thënë Haradinaj.