Kosova ruan një miqësi të mirë me popullin slloven dhe kjo miqësi duhet të vazhdoj. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas pritjes që i bëri zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec.

Kryeministri Haradinaj tha se ekziston një klimë e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në shumë fusha.

“Sllovenia është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe Kosova është e interesuar që ta vazhdojë këtë partneritet ekonomik, duke e përmirësuar çdo herë e më shumë bilancin e eksportit dhe importit me këtë vend”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë në planin ndërkombëtar.

“Përkrahja juaj për njohjet e reja, anëtarësimin në INTERPOL, UNESCO, në procesin e integrimit euroatlantik ka domethënie të madhe për ne. Ne jemi një vend euroatlantik–Ky është destinacioni ynë”, tha kryeministri Haradinaj, i cili ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Kosovës për të respektuar secilin etnitet në vend.

“Krijimi i ushtrisë së Kosovës me mandat kushtetues nuk e ndryshon balancën e sigurisë në rajon, për më tepër kontribuon në të”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec, vlerësoi arritjet dhe progresin e madh që është bërë në Kosovë në këto 10 vjet të shtetësisë, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunimin bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj integruese, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe në udhëheqjen e iniciativave rajonale.

Pjesë e takimit ishin edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi dhe ambasadori slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Me Ministrin e Punëve…

Posted by Ramush Haradinaj on Dienstag, 13. März 2018