Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka komentuar mospjesëmarrjen në votim të partive opozitare për rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

“Kam pa opozitën duke prit për të mos na e bërë kuorumin për tema të zakonshme në vend”.

“Kjo praktikë e nisur nga ta, kuptohet se s’po iu pëlqen. Nëse opozita ka tema që dëshiron t’i ndihmojë qytetarët duhet të llogarisë në përkrahjen e secilit”.

“Ministrat është mirë të jenë në punë, përfshirë edhe mua. Kemi provuar që ta respektojmë parlamentin, por tema që nuk janë adekuate dhe po i humbin kohë ekzekutivit dhe qytetarëve të vendit”.

“Duhet ta kuptojnë partitë opozitare se opozitarizmi bëhet me standarde”, ka thënë Haradinaj, që sa ishte në opozitë në mandatin e kaluar, partia e tij, AAK, kishte hedh gaz lotsjellës pikërisht në parlament.