Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit, duke e autorizuar rishpalljen e tij.

Këtë Haziri e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e vendimit.

Sipas tij, toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi, duke shtuar se ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Përkundrazi, kryetari Haziri, tha se janë të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në këtë komunë.