Këtë të enjte do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, trofe të cilin pritet ta fitojë Cristiano Roandlo për herë të pestë në karrierë

Ylli i Realit të Madridit do të çojë në 5 numrin e këtyre trofeve, për t’u barazuar me Lionel Messin, ndërkohë që çon në 7, trofetë e fituar nga lojtarët portugezë në historinë e futbollit.

Por cilat janë përfaqësueset me triumfet më të shumta përsa i përket këtij trofeu individual, që nga viti 1956 e deri tani?

Në krye qëndron Holanda, edhe pse kjo përfaqësuese në vitet e fundit ka prekur pikën më të ulët në botën e futbollit. Në total janë 7 triumfe holandeze, me Cruyff që e ka fituar 3 herë, po aq sa edhe Marco Van Basten, ndërkohë që ka mundur ta fitojë një herë “Topin e Artë” edhe Ruud Gullit.

Po kështu, 7 “Topa të Artë” ka edhe Gjermania, me Beckenbauer dhe Rummenigge dy herë, ndërsa Muller, Matthaus dhe Sammer nga një herë.

Këtyre dy përfaqësueseve u shtohet Portugalia, që për momentin është me 6 “Topa të Artë”, 4 nga Ronaldo, një nga Eusebio dhe një Figo, ashtu sikurse edhe Franca.

Pas tyre vijnë Brazili e Argjentina, me 5 “Topa të Artë”. Në rastin e Argjentinës nuk ka shpërndarje të trofeut, pasi ato i ka fituar një person i vetëm: Lionel Messi. Ndërsa te Brazili, fenomeni Ronaldo e ka fituar dy herë, me Rivaldon, Ronaldinhon e Kakà nga një herë.

Pesë “Topa të Artë” kanë edhe Italia me Anglinë.