Huawei do të nxjerrë shumë shpejt në treg telefonin që shikohet si alternativa e lirë e “smartphone”-ve të shtrenjtë, si iPhone X dhe Samsung Galaxy S9.

Honor View 10 shikohet nga ekspertët si një “konkurrent serioz” i telefonave që kushtojnë rreth 1000 euro dhe mund të blihet për gjysmën e këtij çmimi.

Kjo pajisje ka dy ngjyra: bojëqiell dhe të zi. Celulari ka 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtjen e materialeve.