Nga Ardiana S. Prishtina

Dy burra veshën si gra, me miniqa edhe folin si budallica. Ose me kule tue e mlu gojën kur të folin, naturisht si budallica prap.
Krejt kësaj pamjeje nuk i mungon Ardit Gjebrea që e ka mision me nxjerr në pah “budallallëkun” e gratëve. Në vend të kangës magjike, pse jo, urdhënoni pak humor magjik për delet e kësaj toke.
Publiku shkrihet tue keshë. Burrat shkrihen dyfish. Mlohet salla me duerpërplasje për fantazinë gjeniale, magjike e mbimagjike të burratve me portretu gratë. Oh, sa qesharake.
Kesh populli jem. Kesh!
Ndërkohë në të njajtin planet prania e lajmrimetve për reklama kundër dhunës gjinore e ngacmimetve seksuale e seksizmit e e e, t’paraqitun me llogo të vizëllueshme të donatorëtve zemërgjanë, bie si mjegull e dendun mbi krenat tona. Nuk shihet gja prej dendësisë.
Në prapavijë nihen të qeshunat. Ha ha ha, hi hi hi. Barazi. Barazi. Check✔! Gëzuem vitin e ri.