Nga pija e popullarizuar e mëngjesit vetë mund të bëni produkte plotësisht natyrale dhe të shërueshme për kurën e lëkurës dhe të flokëve.

Të ftohtët mund të rrezikojë bukurinë tuaj, mirëpo për të mbrojtur fytyrën dhe flokët nga ndikimet negative të temperaturave të ulëta, ndihmën mund ta gjeni te kafeja.

Kura e flokëve

Zieni kafenë dhe ftoheni, pastaj qiteni përgjatë flokëve dhe mblidhni në kapelë plastike.

Pas njëzet minutave shpëlani kafenë nga flokët me ujë të zakonshëm dhe do të vëreni që flokët ju duken më të shkëlqyera, por do të zgjidhni problemin edhe me tepricën yndyrës.

Maska për fytyrë

Për punimin e kësaj maske do të detyroheni të mundoheni pak më shumë se te kura e flokëve.

Do t’ju nevojiten këta përbërës: – 2 lugë të vogla kafe të bluar, – 2 lugë të vogla kakao pluhur, – 3 lugë të vogla qumësht me shumë yndyrë apo jogurt, – një lugë e vogël mjaltë. Përbërësit qitni në një enë dhe përzieni derisa të homogjenizohen.

Maskën pastaj qiteni në fytyrë dhe bëni një masazh të lehtë në mënyrë që të nxisni qarkullimin më të mirë të gjakut. Pas 15 minutave maskën shpëlani nga fytyra me ujë të vakët dhe qitni kremin e preferuar hidratues.