Interi mund ta transferojë Simone Verdin në janar, por Bologna do ta shesë lojtarin vetëm nëse ndodhet jashtë zonës së rënies nga liga, sipas mediave italiane.

Mesfushori atakues ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar po aq asiste deri më tani këtë sezon, si dhe u thirr nga Kombëtarja e Italisë këtë vit.

Interi ka qenë vazhdimisht i lidhur me Verdin, por Tuttosport raporton se Bologna ende kërkon 20 milionë euro për të, 20 për qind e të cilës do t’i shkonte Milanit.

Megjithatë, sipas kësaj gazete, një marrëveshje është e mundshme në janar si huazim me obligim për ta blerë, nëse Bologna nuk ndodhet në një zonë të rrezikshme për të rënë nga liga