Qendra e Mjekësisë Familjare e Lipjanit ka përfituar 15 pajisje bazike mjekësore.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, i pari i Ministrisë së Shëndetësisë Uran Ismaili njoftoi se me këto pajisje bazike mjekësore, qytetarëve iu mundësohet të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me EKG 12-kanalëshe dhe operime të ndryshme të vogla, shkruan Gazeta Observer.

Dorëzimi i këtyre pajisjeve mjekësore është bërë së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ndryshe, Ismaili tha se të njëjtat shërbime mund t’i bëjnë edhe qytetarët e 12 komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë përfituar ndihmën e njëjtë me pajisje të ndryshme, që kapin shumën e 400 mijë eurove./ GazetaObserver/

Qytetarët e Lipjanit tash e tutje do të mund të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me…

Posted by Uran Ismaili on Dienstag, 13. März 2018