Gjesdis në qytetin e rinisë time
dhe kërkoj një rrugë për emrin tim

Rrugët e mëdha e të zhurmshme – ua lë gjigantëve të historisë
E ç’bëra derisa ndodhte historia?
Thjeshtë të doja ty.

Një rrugë të thjeshtë kërkoj, të zakonshme,
ku fshehur nga bota
mund të shëtisim edhe pas vdekjes.

Sa për fillim s’është e thënë të ketë shumë blerim,
madje as zogj të saj.
Është e rëndësishme që duke ikur nga rrëmuja,
Prore aty të gjejë vendstrehim
edhe njeriu edhe qeni.

Do ishte mirë të kishte kalldrëm,
por, së fundmi, as kjo nuk është e rëndësishme.

Më e rëndësishme është
që në rrugën me emrin tim
askujt të mos i ndodh asnjë fatkeqësi.

Në shqip: Salajdin Salihu