I lodhur duke pritur që çiftet të bashkohen në kishën e tij, famulltari i një famullie të vogël në Anglinë juglindore ka vendosur një gjobë prej 100 paund për të vonuarit, thotë Times Friday. .

Dhjetë minuta vonesë mund të jetë e shtrenjtë, tha John Corbyn, drjtues i dy kishave, në Bearsted dhe Turnham, Kent.

Janë përjashtuar çiftet e martuara të mbërthyer në një bllokim trafiku në autostradë ose viktima të ngjarjeve të tjera të paparashikueshme. Të gjithë çiftet e tjera duhet të paguajnë tatimin, i cili do të rishpërndahet tek besimtarët e angazhuar me projektet e kishës, siç janë djemtë e korit të cilët duhet të presin për ta, tha njeriu i kishës në gazetë.

Prej dhjetëra ceremonive që festohen çdo vit në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Bearsted, një çift pagoi gjobën. Përfaqësuesi i kishës e mori këtë vendim pas dy vonesave në martesa “pa shpjegime apo justifikime. Ekipi im u ndje keq,” tha ai për The Times.