Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë sot.

Lajmi për vdekjen e Jaminit është konfirmuar nga familja e tij.

Mësohet se Jamini ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të QKUK-së për të marrë më shumë informata, por nuk ka marrë përgjigje.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.